Po vazhdon ndërtimi i kanaleve të ujitjes në Llukë të Epërme të Deçanit

DeçanPostuar: 16:08 / 28.02.2024

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar lidhur me punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kanaleve të ujitjes në fshatin Llukë të Epërme të kësaj komune.

Lidhur me këtë, kryetari Ramosaj ka shkruar:

“Ndërtimi i kanaleve të ujitjes në Llukë të Epërme.
Drejtori i Bujqësisë Rifat Stojkaj, nga afër ka përcjellur punimet atje, ndërsa së shpejti do të filloj ndërtimi i segmentit të kanalit të ujitjes për fshatin Llukë e Ulët.”