Ramosaj: Deçanin do ta bëjmë “kryeqytet të turizmit” në Kosovë

DeçanPostuar: 14:53 / 23.09.2021

Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se në programin e tij 4-vjeçar do të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e fëmijëve.

Në vizitën që i bëri Qendrës për Informim të Turizmit, Ramosaj theksoi se do të jetë një nga adresat më të frekuentuara të vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Postimi i plotë:

Prioriteti im në programin qeverisës në katër vitet e ardhshme, do të jetë perspektiva afatgjate zhvillimore e Komunës së Deçanit!Pra zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e këtyre fëmijëve, që po rriten në këtë vend të bukur, e me potencial të madh, mund të arrihet duke u fokusuar në investime strategjike në turizmin veror e dimëror në bjeshkët e bukura të Komunës së Deçanit!

Prandaj, vizitova Qendrën për Informim të Turizmit, e cila së shpejti do të jetë njëra nga adresat më të frekuentuara të vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë!

Deçanin do ta bëjmë “KRYEQYTET TË TURIZMIT” në Kosovë!

PodujevëKomente: 0 Gara në Podujevë, Hyseni 113 vota më shumë se Bulliqi 16:10 / 19.10.2021 Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave në Komunën e Podujevës, ndërsa sipas të dhënave të Komisionit Qendror në këtë komunë ka mbetur pa u numëruar edhe një vendvotim.
GllogocKomente: 0 Sulmi fizik ndaj Xhavit Drenorit, policia jep detaje 16:00 / 19.10.2021 Policia e Kosovës ka konfirmuar se një sulm fizik ka ndodhur mes Xhavit Drenorit, kandidatit të Iniciativës Qytetare “Green për Drenas” dhe një personi tjetër.