Edhe Dragashi ndër 11 komunat përfituese nga Granti i Performancës
Edhe Komuna e Dragashit, ishte një ndër njëmbëdhjetë komunat përfituese nga Granti i Performancës Komunale, ku me këtë rast kryetari Bexhet Xheladini ka nënshkruar edhe marrëveshjen lidhur me këtë grant.
Kryetari Xheladini, ndër të tjera është shprehur:
“Komuna jonë është përfituese e grantit të performancës
Kisha kënaqësinë që sot të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për Grantin e Performancës të komunave të Kosovës, të organizuar nga MAPL-ja dhe DEMOS-i.
Komuna jonë është në mesin e 11 komunave përfituese të Grantit të Performancës për vitin 2022. Ky sukses vjen falë përkushtimit tonë të madh për punë të mira dhe na motivon edhe më shumë për të vazhduar tutje, që në të ardhmen t'i sjellim Komunës sonë shuma edhe më të mëdha nga ky grant.
Ky grant do të shfrytëzohet për realizimin e projekteve të ndryshme që do ta transformojnë infrastrukturën dhe do ta përmirësojnë dukshëm nivelin e mirëqenies së qytetarëve tanë, në të gjitha sferat.
Komuna jonë ka fituar grantin në shumën 361,989.39 euro.”