Edhe Dragashi shënon 14 Nëntorin – Ditën Botërore të Diabetit

DragashPostuar: 18:13 / 14.11.2023

Me një aktivitet simbolik, sot në Dragash u shënua 14 Nëntori – Dita Botërore e Diabetit.

Me këtë rast infermieret e QKMF-së ofruan disa shërbime për qytetarët e interesuar. Gjithashtu, u shpërndanë edhe broshura për informimin e qytetarëve lidhur me sëmundjen e diabetit, zbulimin e hershëm, trajtimin, kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.