Kryetari Xheladini vizitoi disa nga shkollat fillore të Komunës së Dragashit

DragashPostuar: 16:37 / 08.02.2024

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, vizitoi sot shkollat fillore "28 Nëntori" në Bresanë, "Sezai Surroi" në Bellobrad dhe "9 Maji" në Rapçë, ku u takua me drejtorët e rinj të këtyre shkollave, Naser Myrtezani, Fadil Bahtjari dhe Jasim Bajrami.

Pas përfundimit të procedurave të konkursit dhe rekomandimit të Komisionit Përzgjedhës, gjatë ditës së djeshme, Kryetari Xheladini nënshkroi vendimet për emërimin e këtyre drejtorëve, së bashku me kontratat e punës.

Pas vizitës së këtyre shkollave dhe takimit me drejtorët, Kryetari Xheladini pati një vizitë edhe në Qendrat me Bazë në Komunitet në fshatin Bresanë, ku ishin të pranishme edhe përfaqësuese nga Zyra e UNICEF-it, për të parë nga afër punën e edukatoreve, si dhe zhvillimin e procesit të edukimit dhe socializimit të fëmijëve në këto qendra.