Në Dragash zhvillohen aktivitete informuese dhe vetëdijesuese për liberalizimin e vizave
DragashPostuar: 14:33 / 07.11.2023
Në kuadër të fushatës së Qeverisë për liberalizimin e vizave, sot në Dragash u zhvilluan aktivitete informuese dhe vetëdijesuese për udhëtimin pa viza nga 1 janari 2024.
Në këtë aktivitet u bashkëngjit edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit.