Asfaltohet 1 kilometër rrugë në lagjen Blenishti në fshatin Zaskok të Ferizajt

FerizajPostuar: 12:46 / 22.03.2024

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se 1 kilometër rrugë u asfaltuan në lagjen Blenishti në fshatin Zaskok.

“1 kilometër rrugë u asfaltuan në lagjen Blenishti në fshatin Zaskok, arterie kjo e rëndësishme e qarkullimit rrugor në këtë fshat, që lehtëson qarkullimin e përmirëson jetesën e banorëve të kësaj zone.” – ka shkruar kryetari Aliu.