Nis rregullimi i miniparqeve në qytetin e Ferizajt

FerizajPostuar: 21:56 / 20.03.2023

Sot, ka filluar rregullimi i miniparqeve në qendrën e qytetit të Ferizajt.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se ka filluar projekti për rregullimin e miniparqeve në qendrën e qytetit.

"Ishujt e deritanishëm do të rikonstruktohen, drunj të rinj do të mbillen e do të krijohen hapësira më të gjera për lulet dekorative, për ta kthyer në një kopsht publik të bukur, qendrën e qytetit", tha ndër të tjera Kryetari Aliu.