Kuvendi i Komunës së Ferizajt morri një sërë vendimesh gjatë ditës së sotme

FerizajPostuar: 14:26 / 29.02.2024

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt të Kuvendit. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim – vendimin  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 784-0 dhe 783-0 Z.K. Manastirc, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 138-0 dhe 130-0 Z.K. Manastirc, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për plotësim ndryshimin e vendimit me nr. 01.Nr. 8486 të datës 30.11.2006, propozim – vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Fshatit Nerodime e Ulët, propozim – vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Fshatit  të Vjetër. të gjitha këto pika të rendit të ditës u aprovuan.

Poashtu në këtë mbledhje me shumicë votash janë votuar edhe komisioni për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit afarist me ngastra kasdatrasle Nr. 0-72217092-155-2-4-0 Z.K. Ferizaj. Në këtë komision do të jenë Sabri Murseli, drejtor i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit , Balton Dërguti drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Valon Aliu nga PDK, Amir Rexhepi nga VV si dhe Kenan Gashi nga shoqëria civile.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës, anëtari i kuvendit Faik Selmani njëherësh edhe koordinator i komisionit të rrugëve, ka dhënë në mënyrë të detajuar një raport të këtij komisioni për të gjitha punët e kryera gjatë këtyre viteve.

Ndërsa sa i përket vazhdimit të mandatit të  komisionit për futjen e emrave, të rrugëve në sistemin “Aris”, numërim dhe vendosja e numrave të objektit e banimit, vazhdimi i mandatit të tyre nuk u vazhdua. U tha se do të konsultohet zyra ligjore se a do të vazhdohet, apo jo mandati i këtij komisioni.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës, votuan edhe dy anëtarë për komisionin e bursave nga ky kuvend ku Elbasan Osmani do të jetë nga PDK, kurse Naser Beqiri nga VV.

Poashtu është diskutuar në lidhje edhe me raportin e komisionit për verifikimin e pronave të cilat janë dhënë në shfrytëzim afatgjatë dhe afatshkurtër të bizneseve.

Në fund të kësaj mbledhje është diskutuar edhe për kopshtin e fëmijëve “Engjujt” si dhe punëtoret shëndetësor të cilët janë përmes marrëveshjes së Caritas Kosovën.

Për detaje të tjera ndiqni mbledhjen e Kuvendit të Komunës në këtë link:
https://www.youtube.com/watch?v=5wyn0yUmRFk...
 

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...