Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Ferizajt

FerizajPostuar: 15:35 / 27.02.2024

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi bashkë më anëtarët e KPF-së ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, ndërkaq në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Fillimisht drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim – vendimin  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 784-0 dhe 783-0 Z.K. Manastirc, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 138-0 dhe 130-0 Z.K. Manastirc, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për plotësim ndryshimin e vendimit me nr. 01.Nr. 8486 të datës 30.11.2006, propozim – vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Fshatit Nerodime e Ulët, propozim – vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Fshatit  të Vjetër si dhe propozim – vendim për formimin e komisionit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit afarist me ngastra kadastrale Nr. 0-72217092-155-2-4-0 Z.K. Ferizaj.

E nga ana tjetër drejtori i Urbanizimit, Arbër Bytyqi, ka kërkuar nga anëtarët e këtij komiteti që ti vazhdohet mandati komisionit për futjen e emrave, të rrugëve në sistemin “Aris”, numërim dhe vendosja e numrave të objektit e banimit.

Ndërsa, Faik Selmani nga komisioni i rrugëve ka dhënë në mënyrë të detajuar një raport të këtij komisioni.

U tha se në mbledhjen e Kuvendit të Komunës do të caktohen dy anëtarëve nga Kuvendi i Komunës për Komision për ndarjen e bursave për student për vitin akademik 2023/2024.

Po ashtu, u dha edhe një raport i komisionit për verifikimin e pronave të cilat janë dhënë në shfrytëzim afatgjatë dhe afatshkurtër të bizneseve.
 

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.