Nis asfaltimi dhe rregullimi i trotuarit në rrugën “Behxhet Sojeva” në Ferizaj

FerizajPostuar: 12:49 / 17.04.2024

Ka filluar asfaltimi dhe rregullimi i trotuarit në rrugën “Behxhet Sojeva”, si një nga arteriet kryesore rrugore të qytetit të Ferizajt, ku me këtë rast, kryetari Agim Aliu ka vizituar nga afër këto punime.

Lidhur me këtë, kryetari Aliu ka shkruar:

“Në rrugën "Behxhet Sojeva" një nga arteriet ndër kryesore rrugore të qytetit, që bashkë me rrugën "Zenel Hajdini", lidhin një pjesë të konsiderueshme të territorit urban të Ferizajt nisëm asfaltimin dhe rregullimin e trotuarit në këtë rrugë për t'i dhënë funksionalitet më të plotë e qasje më të lehtë gjithë zonës urbane që lidhet me këtë rrugë.”