Kryetari Berisha priti në takim nxënësit me inteligjencë superiore, Noar Hyseni dhe Nica Hertica

Fushë KosovëPostuar: 13:52 / 12.12.2023

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, priti në takim nxënësit me inteligjencë superiore Noar Hyseni dhe Nica Hertica.

Në Dubai, në mesin e 42 shteteve pjesëmarrëse, në garë me 2.000 fëmijë tjerë, Noar Hyseni ka zënë vendin parë dhe është shpallur kampion për kategorinë dhe moshën e tij, po ashtu Nila Hertica ka arritur të zë vendin e tretë, në kategorinë “Bob 3”.

Kryetari Berisha shprehi kënaqësinë për këta nxënës që po e përfaqësojnë Kosovën kaq denjësisht në garat ndërkombëtare, dhe në fund potencoi se Komuna do të vazhdojë t’i mbështes të rinjtë e talentuar në fushën e diturisë.