Kryetari i Komunës që synon mandatin e pestë

Fushë KosovëPostuar: 13:02 / 10.06.2021

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e udhëheq këtë komunë për katër mandate radhazi, ndërsa tash synon mandatin e pestë.

Në tri mandate Berisha ka fituar bindshëm duke e marrë mandatin e kryetarit  në raundin e parë të zgjedhjeve, pa balotazh.

Berisha, i cili është duke e ushtruar mandatin e katërt në Komunën e Fushë Kosovës, në zgjedhjet e kaluara në vitin 2017,  ka fituar pa balotazh me 63.84 për qind të votave.

Në zgjedhjet e vitit 2013, Berisha ka fituar në raundin e parë, pa balotazh me 64.33 për qind të votave.

Pa balotazh Berisha kishte fituar edhe në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2009 me 56.99 për qind të votave.

Kurse në zgjedhjet e vitit 2007 sipas KQZ-së në raundin e parë LDK kishte arritur të fitoj vetëm 35.02 për qind, kurse në raundin e dytë në balotazh Berisha kishte fituar me 55.77 për qind të votave duke lënë pas kandidatin e PDK-së Ahmet Krasniqi me 44.23 për qind.

Kujtojmë, që LDK’ja dje ka mbajtur mbledhjen e rregullt e Kryesisë të udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku, ku ka prezantuar tetë  kandidatët për kryetar komunash.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.