Po vendosen kona metalik përgjatë rrugëve njëkahore në Fushë Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 10:56 / 05.12.2023

Nga Komuna e Fushë Kosovës, njoftojnë se po vazhdon implementimi i Planit të Mobilitetit, me ç`rast po vendosen kona metalik përgjatë rrugëve njëkahore, me qëllim të lirimit të trotuareve dhe krijimit të parkingjeve gjatësore.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës, ju njoftojmë se me qëllim të lirimit të trotuareve dhe krijimit të parkingjeve gjatësore jemi duke vendosur kona metalik përgjatë rrugëve njëkahore.
Kërkojmë nga ju qytetarë tē dashur që këta kona të ruhen dhe të mos dëmtohen.
Nëse dëmtohen këta kona, keqbërësit do të identifikohen përmes kamerave të sigurisë së qytetit të cilat janë në monitorim 24 orë nga Stacioni Policor.” – thuhet në këtë njoftim.