Është mbajtur sot mbledhja e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës
Është mbajtur sot mbledhja e 3-të e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, ku sipas Rendit të Ditës, të propozuar nga kryetari i komunës Ardian Gjini dhe kryesuesja e kuvendit Arbënesha Kuqi, janë shqyrtuar 16 pika të rendit të ditës.
Pas pikave të zakonshme, si miratimi i rendit të ditës, procesverbalit të mbledhjes së dytë si dhe pyetjeve për ekzekutivin janë shqyrtuar edhe disa pika tjera me rëndësi si Informata Financiare per vitin 2023 dhe bartja e të hyrave vetanake të pa shfrytëzuara nga vitet paraprake në vitin 2024 që u prezantuan nga drejtori i drejtorisë për financa Durim Halilaj, pastaj propozim - vendimi për iniciativen për binjakëzimin e komunës së Gjakovës me qytetin Braga në Portugali e të tjera, dhënia në shfrytëzim e dy parkingjeve e të tjera.