Gjini publikon fotografi duke pirë kafe me një qytetarë nga komuniteti rom

GjakovëPostuar: 15:46 / 22.11.2021

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas lajmit se disa qytetarë të komuniteteve joshumicë nuk janë shërbyer në një lokal në këtë komunë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një foto duke pirë kafe me një qytetarë nga komuniteti romë.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka vend për kurrfarë diskriminimi. 

“Unë po pi kafe me Florentin! Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit. Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi. Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve!”, ka shkruar Gjini.