Inaugurohet projekti i ndërtimit të paneleve solare në gjashtë shkolla të Komunës së Gjakovës

GjakovëPostuar: 18:27 / 01.03.2024

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se është i lumtur që sot në Gjakovë, inauguruan një projekt të jashtëzakonshëm në gjashtë shkolla të kësaj komune!

“Bëhet fjalë për ndërtimin e paneleve solare, të cilat do të ndikojnë dukshëm në zvogëlimin e faturave të energjisë elektrike në këto institucione arsimore, dhe rezultatet e të cilave do t’i shohim në vazhdimësi, vit pas viti.

Jam falënderues ndaj Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) për realizimin e këtij projekti i cili kap vlerën financiare rreth 150 mijë euro dhe bashkëpunimin me ne si institucion komunal.

Një investim si ky, nuk duhet të ndalet këtu. Përkundrazi, ai duhet të jetë shembull për institucionet tjera, për të ndërtuar sisteme të tilla të prodhimit të energjisë.” – njoftoi ndër të tjera kryetari Gjini.