Kryetari Gjini bëri homazhe në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit" në Shqiponjë
GjakovëPostuar: 14:40 / 06.03.2024
Për nder të 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe OVL UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit" në Shqiponjë.
Përveç kësaj zone, homazhe nga delegacione të ndryshme të komunës, janë bërë edhe në anë të tjerë të komunës, si në varrezat e dëshmorëve në qytet. Hereq, Ponoshec etj.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!