Kryetari Gjini ka pritur në takim komandantin e komandës Regjionale të Perëndimit të KFOR-it, kolonelin Francesco Ferrara
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se është jashtëzakonisht i lumtur që sot ka pritur në komunën e Gjakovës, komandantin e komandës Regjionale të Perëndimit të KFOR-it, kolonelin Francesco Ferrara, me të cilin sipas kryetarit Gjini patën një bashkëbisedim tejet pozitiv.
“Kolonelin e njoftova me të gjitha zhvillimet e viteve të fundit në komunën e Gjakovës, si dhe planet që komuna ka për vitet e ardhshme.
Koloneli Ferrara është rikthyer në Kosovë pas 21 vitesh. Ai u shpreh i entuziazmuar me ndryshimet pozitive dhe zhvillimin që ka ndodhur në komunën tonë, teksa shprehu gatishmërinë që gjatë mandatit të tij të bashkëpunojë me komunën e Gjakovës në realizimin e planeve tona të përbashkëta.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Gjini.