Kryetari Gjini ka pritur në takim zv.drejtorin e projektit Qeverisja e Pronës në kuadër të USAID, Ramadan Klisurica

GjakovëPostuar: 17:01 / 12.03.2024

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se sot, ka pritur në takim zv. drejtorin e projektit Qeverisja e Pronës në kuadër të USAID, Ramadan Klisurica me bashkëpunëtorë.

Kryetari Gjini, lidhur me këtë takim ka shkruar:

“Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzimi i Planit për përmirësimin e shërbimeve në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,  si dhe Udhëzuesin për përmirësimin e procesit të inspektimit të ndërtesave.
 Këto dy dokumente të vlefshme  për Gjakovën,  do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të komunës.
U jam mirënjohës USAID-it, aktivitetit Qeverisja e Pronës si dhe bashkëpunëtorëve të mi për angazhimin dhe punën e mirë.”