Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen shtatë pacientë nga Shqipëria me COVID-19

GjakovëPostuar: 10:21 / 09.09.2021

Në Spitalin e Përgjithshëm "Isa Grezda" në Gjakovë janë të shtrirë 85 pacientë me COVID-19, njofton drejtori Hilmi Shala.

Nga këta, 60 janë në gjendje më të rëndë, 55 nga të cilët me oksigjeno-terapi, 3 me CPAP maskë dhe 2 në respirator.

Nga Shqipëria në këtë spital gjenden 7 pacientë me COVID-19.

Spitali sipas drejtorit Shala ka edhe 90 shtretër të lirë, në rast nevoje, për pacientët me COVID-10.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë pranuar 8 pacientë dhe janë liruar 10 pacientë me COVID-19.