Pezullohen punimet në Çarshinë e Gjakovës

GjakovëPostuar: 14:05 / 22.09.2021

Ministria e Kulturës përmes një njoftimit bën të ditur se janë ndaluar punimet në zonën e Çarshisë në Gjakovë.

“Ndërhyrjet e planifikuara në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, pas shqetësimeve të ngritura nga profesionistë e qytetarë, janë pezulluar në mënyrë që të bëhet një rivlerësim.

Ky pezullim nuk nënkupton që MKRS kundërshton zhvillimet. Përkundrazi ne jemi të përkushtuar që zhvillimet e zonave historike, të ngrisin kualitetin jetësor të qytetarëve duke rritur potencialin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmes promovimit të identitetit kulturor.

I ftojmë të gjithë akterët dhe institucionet përgjegjëse që ndërhyrjet e planifikuara për zhvillim të zonave të mbrojtura historike, të bëhen me një kujdes dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore.”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.