Urimi i kryetarit Gjini me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

GjakovëPostuar: 13:46 / 17.02.2024

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me një mesazh ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ku në këtë 16 vjetor ka nderuar edhe të rënët të cilët sakrifikuan për këtë ditë.

Postimi i plotë i kryetarit Gjini:

“Sot, festojmë 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një datë kjo ndër më të rëndësishmet për kombin tonë!
Asnjëherë nuk do të harrojmë mundin dhe sakrificën e atyre që ranë heroikisht për lirinë që gëzojmë sot me familjet, shoqërinë, kombin dhe të gjitha kombet tjera që jetojnë në Kosovë.
Gëzuar Dita e Pavarësisë!”