Komuna e Gjilanit dhe Këshilli i Prindërve marrin vendim për ndalimin e ekskursioneve jashtë shtetit

GjilanPostuar: 16:48 / 02.02.2024

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës, kanë marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve jashtë shtetit.

“Substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes nesh dhe këshillit të prindërve.
Do të shohim alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë!” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Hyseni.