Kryetari Lladrovci iu uroi zyrtareve komunale 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

GllogocPostuar: 12:01 / 08.03.2024

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur urimet më të sinqerta për zyrtaret komunale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, që shënohet më 8 Mars.

Në një ceremoni të organizuar për këtë rast, kryetari Lladrovci theksoi rëndësinë e grave në punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të komunitetit.

"Me këtë rast të veçantë, dua të shpreh mirënjohjen time ndaj të gjithë zyrtareve komunale për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve. Sukseset tona si Komunë janë si rezultat edhe i angazhimit tuaj të përditshëm", tha kryetari Lladrovci.

Në fjalën e tij, ai theksoi rolin e grave në administratën lokale dhe inkurajoi pjesëmarrjen e tyre aktive në proceset vendimmarrëse.

Ceremonia u shoqërua me dhurata simbolike për zyrtaret komunale duke shprehur kështu mirënjohje dhe falënderim për secilën prej tyre.

Gëzuar 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas!