Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit

GllogocPostuar: 16:34 / 29.01.2024

Gjatë ditës së sotme, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e para për këtë vit, me gjithsej 16 pika të rendit të ditës.

Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit, si dhe përfaqësues nga OSBE.

Pikat e rendit të ditës ishin:

1.Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 27.12.2023.
2.Raporti Financiar Janar-Dhjetor 2023.
3.Propozim Vendim për ndarjen dhe bashkimin e parcelave kadastrale.
4.Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për realizimin e Projektit për ndërtimin e objekteve të çerdheve në Tërstenik dhe Nekoc.
5.Propozim Vendim për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik (për 99 vite).
6.Propozim vendim për ndarjen e parcelës kadastrale 872-2 në Kishnarekë.
7.Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë 99 vite të pronës komunale të komunës së Drenasit në zonën kadastrale në Kishnarekë.
8.Propozim vendim për ndarjen e parcelës kadastrale 202-2 në Shtrubullovë.
9.Propozim vendim për caktimin e lokacionit për realizimin e Projektit për ndërtimin e objektit të paraleles së shkollës SHFMU “Rasim Kiçina”, në Shtrubullovë.  
10.Raporti i punës së Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale për vitin 2023.                                
11.Raporti i punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm të Komunës së Drenasit për vitin 2023 dhe plani i implementimit të rekomandimeve .                                                            
12.Raporti i performancës komunale për vitin 2022.                                                          
13.Raporti i komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme të Komunës  të  dhëna në shfrytëzim gjatë vitit 2020.
14. Plani i Punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
15. Të ndryshme.

Përveç pikës së 5-të, të këtij rendi dite, e cila u pushua për mbledhjen e ardhshme, pikat tjera u diskutuan dhe miratuan me shumicë votash.

Për më tepër, mbledhjen e mbajtur sot mund ta ndiqni në vegëzat si në vijim:

Ueb-faqe të Komunës: https://youtu.be/zlF17LbqCMY
Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=zlF17LbqCMY
Facebook: https://www.facebook.com/komunadrenas/videos/1333320130710656/