Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit
Sot, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e treta për këtë vit, me gjithsej 8 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Procesverbali i mbledhjes se rregullt te Kuvendit Komunal i mbajtur me dt. 29.02.2024
2. Propozim vendim për plotësim ndryshimin e Statutit të Komunës së Drenasit lidhur me emërtimin kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
3. Propozim vendim për plotësim ndryshim të vendimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
4. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjate për 25 vite të pronës komunale të Komunës së Drenasit Ministrisë së Punëve të Brendshme - Policisë së Kosovës, për ndërtimin e nënstacionit Policor në zonën kadastrale Komoran të Komunës së Drenasit.
5. Propozim vendim për vazhdimin e afatit të zbatimit të Planit për vlerësimin e Rrezikut për territorin e Komunës së Drenasit, 2021-2023, deri në hartimin e Planit të Ri të vlerësimit të Rrezikshmërisë.
6. Raporti përfundimtar për implementimin e rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2022.
7. Raport i Planit të Biznesit 2024 të NPL ”Stacioni i Autobusëve” SHA-Drenas.
8. Të ndryshme.
Të gjitha pikat u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash, përveç pikës së 4-të, e cila, pas diskutimeve në kuvend, u tërhoq me rekomandimin e kryetarit të komunës për mbledhjen e radhës.
Për më tepër, mbledhjen e mbajtur sot mund ta ndiqni në vegëzat si më poshtë:
Ueb-faqe të Komunës: https://youtu.be/Qw95xoGB-vE
Youtube: https://www.youtube.com/live/Qw95xoGB-vE?si=Llul3616cmG8UuPX
Facebook: https://www.facebook.com/share/v/88LnwTPYuEJcnJUi/?mibextid=QwDbR1