Graçanicë: I grabitën 3 mijë euro në një hotel, policia arreston një person – një tjetër në kërkim
GraçanicëPostuar: 14:09 / 14.01.2021
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për grabitje të armatosur.
H.B, mashkull 22 vjeç, shtetas i Kosovës dyshohet se është përfshirë në një grabitje të armatosur më 6 nëntor të vitit të kaluar.22 vjeçari së bashku edhe me një të dyshuar tjetër me inicialet A.B. 25 vjeç, shtetas i Kosovës, i cili është shpallur në kërkim, atë ditë në orën 18:30 të armatosur kishin grabitur 3 mijë euro hotelier në Graçanicë, njofton Policia e Kosovës përcjell Klan Kosova.
“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka intensifikuar ndërmarrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale”.
“Fokus të veçantë ka marrë organizimi i punës policore për zbardhjen e veprave kriminale të grabitjes, identifikimi si dhe arrestimi i të dyshuarve të implikuar në veprat e tilla.Progresi i hetimit policor për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen e dy operacioneve të bastisjes me ç’ rast, policia ka arrestuar të dyshuarin; • H. B, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur më datë 06.11.2020 rreth orës 18:30, ku dy të dyshuar të armatosur dhe të maskuar kishin grabitur mbi tre mijë euro para të gatshme nga një biznes hotelier në Graçanicë”.
“Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë; A.B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është ë arrati të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazubazuar për përfshirje në rastin në fjalë. Të dyshuarin e arrestuar policia e ka proceduar”./KlanKosova/