Shqiptarët e Graçanicës pa transport publik
GraçanicëPostuar: 10:16 / 10.12.2018
Banorët shqiptarë të dy fshatrave të Komunës së Graçanicës janë duke u përballur me mungesë të transportit publik.
Ata thonë se në mungesë të linjave të kësaj komune, duhet të presin autobusët e Janjevës të cilët kalojnë edhe nëpër fshatrat e tyre. Por kjo linjë, sipas tyre, nuk është e mjaftueshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Agim Krasniqi, banor i fshatit Kishnicë, ka thënë se studentët duhet të shkojnë nga 2-3 orë para kohe, përndryshe mund të mos mbërrijnë me kohë në ligjërata. Ndërsa, për punëtorët thotë se duhet patjetër të kenë veturë të veten, pasi oraret e linjave të autobusëve nuk u përshtaten me oraret e punës.