Tentim vrasje në Graqanicë, plagoset një person-arrestohet i dyshuari
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Marigona në Graqanicë, me ç’rast është plagosur një person.
Policia me të dalë në vendin e ngjarjes ka arritur ta arrestojë edhe të dyshuarin.
“Sot rreth orës 08:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Marigona, në Graqanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:
P. G, mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar:
F. F, mashkull, 64 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës .
Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjet dhe konfiskuar:
një armë zjarri ( revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes),
një granatë dore ( e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim),
një elektroshok,
pesë gëzhoja dhe
2 fishekë.
Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e policë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/