Komuna e Hanit të Elezit mban tryezë të rrumbullakët për nder të 26 Shkurtit - Ditës së Krismës së Pushkës së Parë në trevën e Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 14:52 / 26.02.2024

Komuna e Hanit të Elezit, së bashku me nxënësit e shkollës së mesme të lartë "Dardania", zhvilluan tryezë të rrumbullakët për Ditën e Krismës së Pushkës së Parë ku u lexuan poezi, ese të shënuar nga vetë nxënësit në nderim të kujtimit dhe lavdisë.

Në këtë tryezë mori pjesë Kryetari i Komunës, Mehmet Ballazhi së bashku me kabinetin e tij, përfaqësues nga legjislativi, zyrtarë të komunës, mësimdhënës, nxënës, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Përkujtimi i ditëve të shënuara për liri është obligim moral i të gjithë neve!
 

KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.