Komuna e Hanit të Elezit nderon Ditën e Krismës së Pushkës së Parë në trevën e Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 14:07 / 26.02.2024

Në shenjë nderimi dhe shënimi të Ditës së Krismës së Pushkës së Parë në trevën e Hanit të Elezit, Komuna e Hanit të Elezit bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikës.

Homazheve iu priu Kryetari i Komunës, Mehmet Ballazhi së bashku me drejtorë nga ekzekutivi komunal, përfaqësues nga legjislativi, zyrtarë të komunës, mësimdhënës, nxënës, familjarë të dëshmorëve dhe shoqata të dalura nga lufta.

Në shenjë nderimi u interpretua nga Valton Dernjani pantomimë e dedikuar për “Heronjtë e Luftës së Kosovës Gafurr dhe Driton Loku”.

Përkujtimi i ditëve të shënuara për liri është obligim moral i të gjithë neve!