Kryetari Ballazhi vizitoi SHML “Dardania” me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit

Hani i ElezitPostuar: 14:17 / 07.03.2024

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka njoftuar se ka vizituar sot SH.M.L. "Dardania" me rastin e "7 Marsit - Ditës së Mësuesit".

Kryetari Ballazhi, lidhur me këtë vizitë, është shprehur se i ka përgëzuar për punën e bërë ndër vite për të ofruar edukim, arsimim dhe përgatitje akademike  për nxënësit dhe nxënëset tona.

“Duke ndjerë mirënjohje për gjithë mësuesit/et e periudhave më të vështira për popullin shqiptar e deri në ditët e sotme, sot dërgoj urimet më të sinqerta për ta dhe familjet e tyre.
Urime 7 Marsi të gjithë mësimdhënësve dhe mësimdhënëseve!” – tha ndër të tjera kryetari Ballazhi.