Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit
Gjatë ditës së sotme, është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt për vitin 2024 e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit.
Kuvendi për rend të ditës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti i punës së komitetit për komunitete për vitin 2023.
3. Statuti i QKMF-së –Hani i Elezit.
4. Propozim vendim për miratimin në parim të Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2024-2029 për Komunën e Hanit të Elezit.
5. Propozim vendim për shpalljen me interes të përgjithshëm.
6. Raporti periodik lidhur me progresin e zbatimit të rekomandimeve të auditimit për vitin 2022.
7. Informatë për aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2023.
8. Raportimi i punës së Këshillave Lokale në Komunën e Hanit të Elezit për vitin 2023.
9. Të ndryshme.
Me punën e kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit.