Kryetari Ferati uron 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës

IstogPostuar: 14:01 / 17.02.2024

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, përmes një mesazhi ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Urimi i plotë i kryetarit Ferati:

“Sot kremtojmë ditën e madhe të Kosovës, 17 shkurtin - Ditën e Pavarësisë

Në ketë përvjetor të pavarësisë nderojmë përpjekjet dhe kontributin e palëkundur të gjeneratave të tëra dhe kur e kujtojmë shpalljen e Pavarësisë së Kosovës kujtojmë arkitektin e këtij shteti, Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe fjalën e tij të artë “Pavarësi asgjë më pak.” Po ashtu në këtë ditë të veçantë për shtetin tonë kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari, kujtojmë breza të tërë dëshmorësh dhe heronjsh që nuk kursyen as me sublimin për të vendosur themelet e shtetësisë së Kosovës.

Lavdi dhe falënderim të përjetshëm të rënëve dhe të gjithë grave e burrave të kombit që tërë jetën ia kushtuan bërjes së Kosovës shtet të pavarur e sovran!

Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen këtë ditë të bekuar!
Gëzuar për Kosovën tonë shtet”
 

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.