Mbahet mbledhja e 24-të e Kuvendit Komunal të Istogut

IstogPostuar: 14:22 / 29.02.2024

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 24- të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal të Istogut.

Në mbledhje kanë marrë pjesë Nënkryetari  i Komunës për Komunitete Valmir Rama, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Në mbledhjen e sotme kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shpallja në diskutim Publik e Draft - Statutit për QKMF në Komunën e Istogut,  Shpallja në diskutim Publik e Draft - Strategjia Komunale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2024 - 2027) dhe Plani i Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2024 – 2026),Shfuqizimi i Vendimit 00.Nr.195/2023 i datës 30.11.2023 për këmbimin e pronës së paluajtshme private me pronën e paluajtshme të komunës së Istogut, Shfuqizimi i Vendimit 00.Nr.209/2023 i datës 28.12.2023 për plotësim dhe ndryshimin e vendimit 00Nr.13/2020 për dhënien në shfrytëzim me negocim të pronës së paluajtshme të komunës me ''Ulpiana Balaj'' ShPK, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për Këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronë private në emer të z. Ismet Halimaj,Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për Këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronë private në emer të Arsim Avdijaj,Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për Këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronë private në emer të Herolinda Osmanaj,

Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe plotësim ndryshimi i Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba si dhe rishqyrtimi i vendimit për ngritjen e çmimit të shërbimeve të grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.