Ndahen 51 Sera dhe 56 Panele Solare për fermerët e Komunës së Istogut
IstogPostuar: 12:27 / 15.02.2024
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Istogut dhe Islamic Relief Kosova për projektin “Fuqizimi i ekonomisë dhe mundësitë e gjenerimit të të ardhurave” sot Kryetari i Komunës Ilir Ferati së bashku me përfaqësues të Organizatës Islamic Relief Kosova kanë ndarë 51 Sera dhe 56 Panele Solare për fermerët e Komunës së Istogut.
Subvencionimi i këtyre Serave dhe Paneleve Solare është një ndihmesë e madhe e cila i ofrohet fermerëve të Komunës së Istogut në zhvillimin e bujqësisë dhe fuqizimin e ekonomive familjare në Komunën e Istogut.