U mbajt takimi i Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Istogut

IstogPostuar: 16:53 / 28.03.2024

Kryesuar nga Nënkryetari i Komunës së Istogut, Ali Nimanaj, është mbajtur sot takimi i dytë i Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje.

Pika të rendit të ditës të këtij takimi ishin: miratimi i rendit të ditës, nënshkrimi i Memorandumit nga ana e palëve nënshkruese të cilët nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit më datë 08.12.2023, diskutimi për Draft-Strategjinë për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje 2024-2027 dhe Plani i Veprimit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje 2024-2026 si dhe njoftimi për rastet e dhunës në familje për tre mujorin e parë 2024.

Nga Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje  u dhanë disa rekomandime për Draft-Strategjinë për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje 2024-2027 dhe Planin e Veprimit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje 2024-2026 të cilat ju adresuan grupit punës për plotësimin e kësaj strategjie.