KFOR-i Italian ndihmon me pajisje zjarrfikësit e Junikut

JunikPostuar: 20:03 / 16.01.2024

Sot, shërbimi i zjarrfikësve në Komunën e Junikut pranuan donacion pajisje si dana të cilat shërbejnë në rast të aksidenteve apo fatkeqësive tjera.

Kjo është një ndihmë e vazhdueshme e KFOR-it italian e bërë në komunën e Junikut ne veçanti shërbimit të zjarrfikësve.

Donacionin e dorëzoj komandanti regjional perëndim, kolonel Daniele Vaka, i cili edhe përfundoj mandatin e tij.

Kryetari i komunës, Ruzhdi Shehu me bashkëpunëtor falënderuan KFOR-in Italian për ndihmën e vazhdueshme në ngritjen e shërbimeve në komunën e Junikut.