Kryetari Shehu bëri homazhe për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

JunikPostuar: 19:11 / 28.11.2023

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, së bashku me kryesuesin e kuvendit Shpejtim Gacafer, bashkëpunëtorë dhe qytetarë kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve në Junik.

Ata kanë vendosur kurora dhe lule në shenjë respekti dhe mirënjohje për sakrificën e atyre të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Urime Festa e Flamurit!
Lavdi të gjithë të rënëve!