Kryetari Shehu mbajti takimin e dytë me qytetarë

JunikPostuar: 18:49 / 28.12.2023

Në sallën e asamblesë komunale, kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu mbajti dëgjimin e dytë me qytetarët për të prezantuar projektet e deritanishme të realizuara dhe ato që janë në plan për të ardhmen.

Kryetari ndau detaje konkrete rreth përmirësimeve infrastrukturore dhe shërbimeve komunale. Përveç prezantimit të projekteve, kryetari  nder tjera tha se vetëm ne vitin 2023 janë ndare mbi 50 mijë euro  subvencione për student, shëndetësi, kulture, sport.

Kryetari pranoi një sërë propozimesh nga qytetarët dhe u angazhua që të shqyrtojë çdo sugjerim me seriozitet, duke premtuar se do të punojë drejt realizimit të tyre në të ardhmen.