Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Junikut

JunikPostuar: 16:26 / 23.11.2023

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Junikut, me datë 23 nëntor 2023, mbajti mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt të këtij komiteti.

Kryesuesi Shpejtim Gacaferi, hapi diskutimin me ç‘rast u miratuan disa çështje të rëndësishme për zhvillimin e komunës së Junikut, siç janë: Plani i punës së kuvendit për vitin 2024, Strategjia për grupim e grave të kuvendit, Rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, normat tatimore, Lista e pronave të paluajtshme për shfrytëzim.

Gjithashtu, u dhanë informata lidhur me zbatimin e rregulloreve dhe dokumenteve strategjike komunale dhe u bënë pyetje nga anëtarët e KPF-së.