Vendosen Rrethoja Mbrojtëse për Sigurinë e Fëmijëve dhe Qytetarëve të Junikut
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, është i përkushtuar që krahas projekteve madhore, të fokusohet edhe në projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve, e në veçanti të fëmijëve.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Inspeksion në këtë komunë ka realizuar projektin e vendosjes së rrethojave mbrojtëse në disa lokacione kryesore në qytet, me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe në veçanti për fëmijët.
Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të kryetarit Shehu për të përmirësuar sigurinë në komunë. Rrethojat janë vendosur në dy lokacione kryesore: Shkolla Fillore “Edmond Hoxha” dhe ura në lagjen Berish.
Kryetari Shehu shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar me përpjekjet për të përmirësuar sigurinë në të gjithë komunën, pasi projektet e tilla janë edhe prioriteti ynë.