162 fermerë nga Komuna e Kaçanikut përfitues të mjeteve të punës

KaçanikPostuar: 17:25 / 12.12.2023

Me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për fermerë dhe realizimin e politikave zhvillimore në bujqësi, 102 fermerë përfituan nga komuna e Kaçanikut dhe organizata Islamic Relief Kosova, motokultivatorë me frezë dhe 60 të tjerë përfituan motokultivatorë me kosë.

Kryetari  i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Sabedin Vishi u shprehën të lumtur që përmes këtyre projekteve po e lehtësojnë punën e bujqve si dhe po ndihmojnë në zhvillimin e bujqësisë.

Ndërkohë, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Suhad Dullovi u shpreh falënderues ndaj organizatës Islamic Relief, e cila ka bashkëfinancuar këtë projekt së bashku me Komunën e Kaçanikut. Kjo organizatë ka ndihmuar fermerët kaçanikas edhe vitin e kaluar përmes projektit të serrave.