Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Kaçanikut mbanë mbledhjen e rregullt

KaçanikPostuar: 14:24 / 28.05.2024

Është mbajtur mbledhja e V (pestë) e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Kaçanikut, për vitin 2024, të cilën mbledhje e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kemajl Murseli.

Anëtarët e KPF-së diskutuan dhe punuan sipas pikave të rendit të ditës:

Draft Statuti i Muzeut të qytetit të Kaçanikut;
Propozim Vendimi për bartjen e të hyrave të tejkaluara nga viti 2023 në vitin 2024;
Propozim Vendimi për transferin e mjeteve nga rezerva komunale, sipas buxhetit të  vitit 2024;
Propozim Vendimi për shkëputjen e kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, ofertuesit ekonomik Mevlud Zharku;
Propozim Vendimi për shkëputjen e kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, ofertuesit ekonomik “KAÇINKA” L.L.C.
Propozim Vendimi për rialokimin e mjeteve buxhetore nga burimi i fondeve 22 - të hyrat e bartura nga viti kaluar 2023 ne buxhetin e vitit 2024.