Kryetari Ilazi nënshkruan memorandum bashkëpunimi për përkrahjen e strehimores për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje

KaçanikPostuar: 13:55 / 14.12.2023

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi mori pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit 2024-2026 në Gjilan ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Kjo ceremoni është organizuar nga Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë.

Në mandatin e misionit të OSBE-së janë të përfshira disa aktivitete për të kontribuar drejt fuqizimit gjinor, mbrojtjes nga dhuna në familje dhe promovimit të të drejtave dhe barazisë së grave.

Si pjesë e këtyre aktiviteteve, Misioni i OSBE-së, në vitin 2021, kishte mundësuar procesin e nënshkrimit të dy memorandumeve të mirëkuptimit (MM) ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje me qëllim për të ofruar mbështetje financiare për strehimoret dhe për të mbështetur punën e tyre.

Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe Ardita Rrahmani në cilësinë e Kryetares së Grupit të Grave Asambleiste nga komuna e Kaçanikut.