Kryetari Ilazi uron festat e 28 Nëntorit

KaçanikPostuar: 11:03 / 28.11.2023

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka uruar të gjithë shqiptarët lidhur me festat e 28 Nëntorit.

Urimi i plotë i kryetarit Ilazi:

Urime 28 Nëntori

Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, me pietet përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.

Nëntori historik përmban përplot ngjarje historike e krenare.

Gëzuar Festa e Flamurit Kombëtar!
Gëzuar Festat e Nëntorit historik !