Kuvendi i Komunës së Kaçanikut mbanë mbledhjen e dytë për vitin 2024

KaçanikPostuar: 14:53 / 01.03.2024

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut, ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin 2024, të cilën e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Sabedin Vishi dhe një pjesë nga ekzekutivi komunal.

Anëtarët e kuvendit u njoftuan me:

Raportin Vjetor të Ekzekutivit të Komunës për vitin 2023;
Raportin Vjetor Financiar për periudhën, Janar – Dhjetor 2023;
Informatë për përfundimin e Gjysmë vjetorit të Parë të vitit shkollor 2023/2024 ;
Informatë e menaxhimit të burimeve njerëzore për periudhën Janar – Dhjetor 2023;
Raporti vjetor lidhur me auditimet e brendshme të kryera dhe aktivitetet e Auditimit të brendshëm për vitin 2023.

Po ashtu, u miratuan pikat e rendit të ditës:

Propozim Vendim Paraprak Për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës në Shfrytëzim Afatgjatë për 99 vite;
Propozim Vendim Për Formimin e Komisionit Vlerësues Për Dhënien në Shfrytëzim Afatgjatë Për 99 vite të Pronës së Paluajtshme të Komunës;
Propozim Vendim Paraprak Për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës në Shfrytëzim Afatshkurtër për 15 vite;
Propozim Vendim Për Formimin e Komisionit Vlerësues Për Dhënien në Shfrytëzim Afatshkurtër të Pronës së Paluajtshme të Komunës;
Plani i Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024;
Kërkesa e MAPL për Rishqyrtimin e Vendimit 01 Nr.06-104/02-1940/24 për miratim në parim të Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, me pronën e paluajtshme të personit fizik Mejdi (Shabi) Xhokli;
Kërkesa e MAPL për Rishqyrtimin e Vendimit 01 Nr.06-104/02-1934/24 për miratim në parim të Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, me pronën e paluajtshme të personit fizik Adnan (Feriz) Vishi;
Kërkesa e MAPL për Rishqyrtimin e Vendimit 01 Nr.06-104/02-1938/24 për miratim në parim të Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, me pronën e paluajtshme të personit fizik Ramiz (Afiz ) Shaqiri.                 
                                                     
Ndërsa me kërkesë të grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin Komunal, Ardita Rrahmani kërkoi që të futet si pikë shtesë e rendit të ditës: Diskutim për Planin Zhvillimor Komunal, ku anëtarët e kuvendit u njoftuan dhe diskutuan në lidhje me këtë pikë.