Mbahet mbledhja e dytë për vitin 2024 e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 17:42 / 27.02.2024

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin 2024, të cilën e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe një pjesë nga ekzekutivi komunal.

Anëtarët e KPF-së diskutuan dhe i përcollën kuvendit për miratim:           
                                                                         
Raporti i Ekzekutivit të Komunës për vitin 2023;
Raporti Vjetor Financiar për periudhën, Janar – Dhjetor 2023;
Informatë për përfundimin e Gjysmë vjetorit të Parë të vitit shkollor 2023/2024 ;
Informatë e menaxhimit të burimeve njerëzore për periudhën Janar – Dhjetor 2023;
Raporti vjetor lidhur me auditimet e brendshme të kryera dhe aktivitetet e Auditimit të Brendshëm për vitin 2023;
Propozim Vendim Paraprak Për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës në Shfrytëzim Afatgjatë për 99 vite;
Propozim Vendim Për Formimin e Komisionit Vlerësues Për Dhënien në Shfrytëzim Afatgjatë Për 99 vite të Pronës së Paluajtshme të Komunës;
Propozim Vendim Paraprak Për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës në Shfrytëzim Afatshkurtër për 15 vite;
Propozim Vendim Për Formimin e Komisionit Vlerësues Për Dhënien në Shfrytëzim Afatshkurtër të Pronës së Paluajtshme të Komunës.