Mbahet mbledhja e njëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 15:41 / 20.12.2023

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, mbajti mbledhjen e XI (njëmbëdhjetë) të rregullt për vitin 2023.

Takimin e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari Sabedin Vishi. Anëtarët e KPF -së miratuan dhe i përcollën kuvendit për miratim:

Rekomandimi i komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës për 99 vite, në parcelën kadastrale Nr.70917093-00156-7, me sipërfaqe 00.55.00 ha në ZK Koxhaj, ERA PLAST – SH.P.K ;
Propozim Vendim për aprovimin e Listës së veçantë të pronave komunale të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim në vitin 2024;
Propozim Vendim për aprovimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024 ;
Propozim Vendim për ndërrimin e destinimit të tokës pyjore në ndërtimore, në parcelën kadastrale Nr.P-70917083-00112-3, ZK Kaçanik i Vjetër.